Vetëm dy ditë para se ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi të linte dhomat e shoqërimit tek Drejtoria e Policisë Tiranë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pranë bashkisë Kavajë, ka shpallur firmën fituese të tenderit 3 milion euro, për pastrimin e përroit të Leshniqes,në fshatin Qerret.
Kompania fituese e këtij tenderi, që do kryejë punimet për rehabilitimin e përroit,është subjekti “Vëllezerit Hysa” me qëndër veprimi në Elbasan. Kompania administrohet nga Besnik Hysa, Kujtim Hysa dhe Flutura Hysa dhe është themeluar prej vitit 2001.
Sipas bashkisë së Kavajës, kompania do i japa jetë një projekti për rehabilitimin e përroit të Leshniqes me gjatësi 2.5 km, afër të cilit në lashtësi, sipas kryebashkiakut Rroshi janë ndeshur ushtritë e Pompeit, Jul Çezarit dhe Mark Antonit.
Sipas kryebashkiakut Rroshi projekti, do shmangë përfundimisht përmbytjet në këtë zonë dhe do i japë zhvillim turrizmit. Ndërkohë 3 milion euro për vënien në zbatim të këtij projekti bashkia Kavajë njofton se janë siguruar nga buxheti i bashkisë, donacione dhe grante.
Nga interesimi jonë lidhur me ofertën financiare që ata kishin paraqitur në KVO Bashkia Kavajë dhe me cilën kompani tjetër kishin garuar për fitimin e këtij tenderi dhe rezulton se kjo kompani e ka marrë këtë tender pa garë dhe në mënyrë korruptive.
Fatet e botës nga Kavaja
Kryebashkiaku Elvis Rroshi në një në relacion ka argumentuar se në këtë vend (Leshniqe) janë ndeshur dy ushtritë e Pompeit dhe Jul Çezarit, duke ndarë nga Kavaja fatet e botës. Pikërisht për këtë përrua Elvis Rroshi në 21 prill 2016 ka hapur procedurat tenderuese, për përzgjedhjen e firmës që do realizojë punimet në këtë projekt. Shuma financiare që bashkia ka zgjedhur të shpenzojë për rehabilitimin e përroit të Leshniqës, shkon në 3 miliard e 750 milion lekë e përkthyer kjo në euro, shifra kap vlerën prej 3 milion euro. Nga një vëzhgim i procedurave tenderuese që “Shqiptarja.com” i bëri bashkisë së Kavjaës, për vitin 2016 kjo bashki ka kryer plot 41 tendera, ku vetëm 19 tendera janë zhvilluar me vlera të mëdha financiare. Mirëpo tenderi për pastrimit e kanalit nga inertet, kallamat, ferrat dhe barrishtet, është më i madhi në vlerë financiare për vitin 2016 nga bashkia e Kavajës. Ky tender është mbyllur në 13 maj 2016, dhe se tashmë është zgjedhur dhe firma fituese.
Perandorët Romakë në Kavajë
Në dokumentacionin e tenderit 3 milion euro të bashkisë së Kavajës. Në një realacion prej 8 faqesh, për zbatimin e projektit të miratuar nga kryebashkiaku i Kavajës, ky i fundit shpjegon se përroi ka një shtrirje në një zonë turistike dhe mjaft historike. Turizmi bregdetar në fshatin Qerret, Synej pengohet për shkak të përmbytjeve që sjell herë pas here në stinë të ndryshme, ky përrua. Më tej kryebashkiaku argumenton se shpenzimi i 3 milion euro duhet të kryhet pasi në këto territore kemi të bëjmë me disa fakte historike të një rëndësie të veçantë botërore. “Beteja e “Durrachium”, ku kulmin e saj e ka pikërisht në afërsi të Përroit. Rrallë herë në historinë e botës, gjigande të ndodhen njëkohësish në të njejtin vend për disa muaj Gaio Jul Qezari, Pompeu i madh, Mark Antonio etjerë këtu në Kavajë për të ndarë fatët e botës”-argumenton në relacionin për projekt-zbatimin e punimeve Elvis Rroshi.Ky i fundit në projekt zbatim bën dhe një paralelizëm me Francën, ku beteja e Jul Qezarit me Galët në Alesio është shumë e ngjashme me betejën e “Durrachium”. Madje sipas Elvis Rroshit, këtë e vërteton vetë interesimi i Napolon Bonaparte të tretë i cili emeron të njëjtin historian (herzog) për Durrësin dhe për Alesia dhe ku betejën e Alesias e vendosi si fillimi i histrorisë franceze.
Ndërtimi i fushë muzeut “Castrum Qerret”
Ndërtimi i Fushë Museut te Alesias i realizuar ne 2012 nga arkitekti i famshem Bernard Tchumi sot është i vizituar më shumë se 200 mijë turista në vit. Këtu buzë Leshniqës në periudhën e madhe të koncentrimit të turistave të pretendojmë me të drejtë një fushë muze ose “CASTRUM QERRET” për avenimentet historiko-shkencor, dhe për atraksion real të turistëve në pikun e tyre 8,9 10 korrik të çdo viti.
Historia
Kompania do i japa jetë një projekti për rehabilitimin e përroit të Leshniqes me gjatësi 2.5 km, afër të cilit në lashtësi, sipas kryebashkiakut Rroshi janë ndeshur ushtritë e Pompeit, Jul Çezarit dhe Mark Antonit.
Në vijim do të publikohen foto dhe video nga kanali i Jul Qezarit, Pompeu i madh se si është katandisur dhe fakte se si shoqëria Hysa vodhi 3 miljon euro.