E rrallë:Qytetarët Durrsak i kërkojnë “DASH” të dekorojnë gjyqtarin e Durrësit Rexhep Bekteshi

Si rrallë herë vetingu ka konfirmuar në detyrë gjyqtar dinjitoz si gjyqtari Rexhep Bekteshi Gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës I cili në të vërtet meriton gjith respektin e këtij qyteti.

Gjyqtari Rexhep Bekteshi u përball pa problem me vetingun gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK. Bekteshi është vlerësuar për të tri kriteret. Lidhur me pasurinë e gjyqtarit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI ka dorëzuar pranë komisionit një raport sipas të cilit ai kishte kryer deklarim të saktë, kishte burime financiare të ligjshme, nuk kishte kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurisë dhe nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.

Gjyqtari Rexhep Bekteshi ka  si pasuri një apartament me sipërfaqe 70.66 m2 në qytetin e Durrësit, që ka rezultuar të jetë privatizuar në vitin 1993 në shumën e 12,960 lekëve. Si burim të kësaj shume, subjekti ka deklaruar pagat e tij dhe të bashkëshortes, që sipas komisionit ka rezultuar të jenë të sakta.

Ajo që është e rëndësishme është se gjyqtari Rexhep Bekteshi  me detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dhe mbështetjen e qytetarëve Durrsak të cilët jo rrallë herë janë mbështetës për veprimet pozitive të gjyqtarit në fjalë.

Një qytetare nga qyteti i Durrësit e quajtur L.M. i ka dërguar ambasadës Amerikane ku i kërkon kësaj të fundit të dekoroi Gjyqtarin Rexhep Bekteshi në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo vazhdon  më tej në letrën e saj duke e krasuar me Dvoranin, dhe pretendon se asgjë më shum nuk ka bërë Dvorani për drejtësinë sesa gjyqtari Rexhep Bekteshi me detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Madje ajo pertendon se më shumë ka bërë ky gjyqtar për qytetarët sesa  Dvorani. Pak kohë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit e ka rënditur ish-kreun e KED Ardian Dvorani mes 12 kampionëve kundër korrupsionit.