Parashikimi i motit 19 Prill 2022

Sipas MeteoAlb, moti i qëndrueshëm mbizotëron në pjesën më të madhe të vendit tonë ku bregdeti dhe zonat e ulëta do të kenë kthjellime dhe vranësira të pakta, ndërsa zonat malore pergjatë shtrirjes Lindore karakterizohen nga kthjellime të alternuara me vranesira më të dendura, megjithatë, nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.