Arrestimi i ASAP Rockyt – Rihanna ka qarë pa pushim që nga incidenti, anuloi edhe festën për foshnjën

Rihanna thuhet se ka qenë e ‘stresuar’ që kur i dashuri i saj, ASAP Rocky, u arrestua në aeroportin e Los Angeles të mërkurën.

Çifti po kthehej nga pushimet në Barbados kur Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, u arrestua nën dyshimin për sulm me një armë nëntorin e kaluar.

Reperi u lirua me kusht duke dhënë 550,000 dollarë, por festa për ardhjen në jetë të foshnjës së tyre u anulua.

The Sun raportoi se krijuesja e hitit “Umbrella” ishte dëshmitare e arrestimit të Rockyt dhe ajo ka ‘qarë pa pushim’ që nga incidenti.

Ishte menduar të bëhej Baby Shower për fëmijën e Rihannas në Los Angeles të mërkurën mbrëma, por ata duhej të anulonin”, thuhet më tej.

“Rihanna ishte shumë, shumë e mërzitur dhe e stresuar nga arrestimi i Rockyt”, vazhdoi burimi. “Nuk është koha më e mirë që ajo të jetë në një gjendje kaq emocionale”.

Sipas disa raportimeve, policia e kishte mbajtur nën vëzhgim yllin e muzikës hip-hop për muaj të tërë.

Rihanna dhe ASAP së shpejti do bëhen prindër për herë të parë, por akoma nuk kanë zbuluar gjininë e foshnjës.