Vrasja e 28 vjeçarit shqiptar në Brazil/ Dalin para gjykatës tre persona

Dy brazilianë dhe një italian kanë dalë para gjykatës, pasi akuzohen se kanë vrarë 28-vjeçarin me origjinë shqiptare, Alban Gropçaj.

Kujtojmë se kjo ngjarje ka ndodhur në shkurt të vitit 2019, në qytetin e Caucaia, në Rajonin Metropolitane të Fortaleza.

Alban Gropçaj ishte i punësuar nga italiani në një kompani me qendër në Itali, por ka udhëtuar drejt Brazilit për të shoqëruar të dyshuarin, për vrasjen e tij.

Sipas prokurorëve, Gropçaj u vra nga dy persona (njëri prej tyre i paidentifikuar) me urdhër të një gruaje braziliane dhe italianit që ishte shefi i tij.

Sipas hetimeve, ishte italiani ai që ka kërkuar vdekjen e punonjësit të tij shqiptar, dhe shkak dyshohet se janë bërë “interesat financiare”.