Studio Ligjore “Jurisprudenca” e kallzon në “SPAK”/ Meret e pandehur komisionerja e “KPK” Etleda Çiftja

Studio Ligjore “Jurisprudenca”  një ndër studiot më të mëdha në vend, cila ushtron aktivitetin e saj në fushën e Avokatisë prej rreth 7 vitesh, pak kohë më par  ka depozituar një  kallzim penal për shtetasen Etleda Çiftja  me detyrë funksionale komisionere në “KPK”. 

Studio Ligjore “Jurisprudenca”  pasi është vënë në djeni të një fakti penal për një ndër Komisioneret e “KPK”-së dhe konkretisht për komisioneren Etleda Çiftja e cila ka falsifikuar formularin e vetdeklarimit në ILDKPI ka ushtruar të drejtën e kallzimit penal.

Kallzimi i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë së bashku me 500 faqe prova  të cilat kanë qënë vendimtare për hetimet e kryera nga “SPAK”.

Nënshkrimi i kallzimit është bërë pikërisht nga administratorja Studio Ligjore Jurisprudenca Av Orgesa Serani.

FAKTI I KALLZUAR

Kjo studio kërkon ndjekje penale për Komisioneren Etleda Çiftja me detyrë funksionale domisionere pranë “KPK” për veprat penale të parashikuara nga neni 190 i Kodit Penal që ka të bëj me dispozitën ligjore “Falsifikimit të vulave, i stampave ose i formularëve” dhe të Neni 257/a që ka të bëj:“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të parashikuara nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga ana e SPAK  është konstatuar se në dokumentacionin e paraqitur përpara komisioneve si në Komisionin e ngritur në Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë rezulton se komisionerja Etleda Çiftja ka paraqitur fakte të rreme përpara institucioneve dhe ky fakt përbën fakt penal të parashikuara nga neni 190 i Kodit Penal që ka të bëj me dispozitën ligjore “Falsifikimit të vulave, i stampave ose i formularëve” dhe të Neni 257/a që ka të bëj:“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Nga ana e SPAK  është konstatuar se Etleda Çiftja ka paraqitur një çertifikatë për njohuri të gjuhës Angleze, por është një test report form, i cili ka të cituar te pjesa lartë shënimin se: personi i testuar duhet të ritestohet pas dy viteve që të pajiset me certificate pra duket qartë se Etlida Çiftja ka gënjyer përpara institucioneve duke e ngarkuar këtë person me përgjegjësi penale.

Nga ana e SPAK është konstatuar niveli i njohurive të Etlida Çiftes është b2, pra nivel mesatar dhe jo me njohuri shumë mirë që i ka niveli c dhe niveli d ashtu siç e kërkon dhe pozicioni i punës në “KPK”. Kësisoj komisonierja ka mashtuar dhe falsifikuar dokumenta për të fituar një post në KPK, pasi ndyshe me kualifikimet që ka nuk do të kishte arritur kurrë aty ku është. Sërish kjo komisionere është përpara shkeljeve të faktit penal të më sipërm të parashikuara nga neni 190 dhe neni 257/a Kodit Penal.

Për më tepër komisionerja Etleda Çiftja ka një pasuri e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292,me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D),me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2 për të cilën nga ana jonë është marë dhe kartela e pasurisë përkatëse. Po të bazohemi në kartelën e pasurisë kjo pasuri është blerë në vlerën e 300.000 lekëve, në kundërshtim me deklarimet e saj në ILDKPI.

Fakti penal konsiston se Komisionerja Etleda Çiftja pretendon se pasurinë e  ka përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2, e ka blerë nga prindërit e saj dhe ka deklaruar pranë ILDKPI se e ka blerë në vlerën prej 50.000 euro. Pra ndryshe është pasqyruar në kartelën e pasurisë dhe ndryshe është ILDKP fakt ky që provon veprën penale të kallzuar.

Burime nga “SPAK” bëjnë me dije se ditën e premte Etleda  Çiftja është marrë e pandehur në kuadër të kallzimit të bërë nga  Studio Ligjore “Jurisprudenca” me Av Orgesa Serani.