Rekord Guines: Gyqtari Murat Lleshi figuron pronar i liqenit të Urakës me dokumeta fallco

Një urë nuk u bë kurrë pasi gjyqtari Murat Lleshi kishte vjedhur me dokumenta fallco liqenin e Urakës, edhe pse fondet për këtë investim janë lëvruar.

Sipas projektit, fondi i vënë në dispozicion nga Ministria e Brendshme për fazën e parë të ndërtimit ishte 240 milionë lekë. Faza e parë duhet të përfundonte në fund të muajit qershor 2008. Por, gjyqtari Murat Lleshi ka pezulluar punimet me pretendimin se është pronar i tokës.

Me një dokument të vitit 2003, gjyqtari Lleshi ka regjistruar në Hipotekë tokën që ndodhet para shtëpisë së prindërve të tij, në Urakë. Por nëse shikon hartën e pronës konstaton me lehtësi se janë 6500 metra katrorë të liqenit të Ulzës që figuron pronë e tij. Pra, një pjesë e këtij liqeni, që është pronë e hidrocentralit, figuron e regjistruar në pronësi të zotit Murat LLeshi. Me këtë dokument në dorë gjyqtari nuk lejon komunën të ndërtojë, duke rrezikuar çdo ditë jetën e 20 mijë banorëve që komunikojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet një pasarele të vjetër që ndodhet mbi liqen.

Pasarela ekzistuese është ndërtuar 17 vjet më parë dhe sot është me dërrasa të kalbura. Kushdo që guxon të kalojë mbi të rrezikon të mbytet në liqen. Vetëm gjatë viteve të fundit, nga kjo pasarelë kanë rënë në liqen dhe kanë humbur jetën 17 persona. Çdo ditë, nxënësit e shkollës së mesme të fshatit Urakë kalojnë mbi dërrasat e kalbura të kësaj pasarele, për të ndjekur mësimet në shkollën e mesme të përgjithshme të Burrelit. Madje, edhe në raste vakish, fshatarët detyrohen të ecin me arkivolin me të ndjerin mbi këtë pasarelë, për të shkuan në varrezat e fshatit. Denoncimi i banorëve

Banorët e Urakës thonë se të gjitha tokat atje rrotull nuk ishin pronë e tyre, por e ish-mbretit Zog. Pra, pranuan se asnjëherë nuk kishin qenë pronarë të atyre tokave. Banorëve të kësaj komune u ishte ndarë toka që në vitin 1993, në bazë të Ligjit 7501. Ata, të indinjuar ngrenë zërin dhe akuzojnë për abuzime gjyqtarin Lleshi, i cili është bërë pronar i kësaj sipërfaqeje në vitin 2003, pra 10 vjet më vonë.