30 mijë € për ta përgjuar”/ Krijuan kushte për vrasjen e Ervis Martinajt, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim 3 persona, mes tyre një vajzë (DOSJA)

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj tre të pandehurve Ardjan Ahmeti, Devison Serjanit dhe të fejuarës së tij Shtetases me inicialet N.SH të cilët dyshohen dhe akuzohen për veprën penale të sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje në bashkëpunim në dëm të shtetasit Ervis Martinaj.

Sipas të dhënave të dosjes që disponon gazetarja e News24 Klodiana Lala rezulton se grupi kriminal i drejtuar nga vëllezërit Duka i kryesuar nga Leonard Duka, kishte planifikuar në vitin 2019 një plan për eliminimin fizik të Ervis Martinaj dhe për këtë arsye ju duhej informacion për të gjitha lëvizjet e shtetasit Ervis Martinajt për këtë arsye ata kishin vendosur të rekrutonin persona të ndryshëm për të siguruar informacionet e duhura për lëvizjet e Martinajt dhe konkretisht shtetasja me inicialet N.SH rezulton se punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizje dhe fluturimet e Ervis Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE dhe këto informacione bashkë me të fejuarin e saj kundrejt një shume prej 30 mijë eurosh jua ka përcjell shtetasve Leonard Duka dhe Shtetasit Fatmir Hayseni.

Sipas të dhënat e dosjes Leonard Duka nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe sipas SPAK ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malko.Për këtë ngjarje penale Leonard Duka, vëllai i tij Ervis Duka, Fatmir Hyseni si dhe një numër tjetër personash janë duke u gjykuar përpara gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar.