Në Lumas të Kuçovës fillojnë sërish protestat, kundër shoqërisë Salillari dhe kryetarit të bëshkisë Kreshnik Hajdari.
Kreshnik Hajdari, kreu i bashkisë Kuçovë, i cili favorizoi në mënyrë të pastër oligarkun Pëllumb Salillari. Kryetari i bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, është kallëzuar në SPAK nga banorët e fshatit Lumas, të bashkisë së Kuçovës, pas konflikteve që kanë lindur lidhur me ndërtimin e ujësjellësit mbi kanionin e lumit Sinec, Zonë e Mbrojtur.
Janë 123 banorë që kanë firmosur një kallëzim, duke kërkuar nga SPAK, hetimin e kryetarit të bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, Ministrin e Mjedisit Blendi Klosi, dhe ndërtuesin e punëve publike, Pëllumb Salillarin.
Banorët akuzojnë se janë dhënë rryshfet në SPAK nga Salillari për të shpëtuar nga prangosja e tij dhe e Kreshnik Hajdarit.
Protestuesit hedhin akuza të forta mbi veprime korruptive të kryera midis kryetarit të bëshkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari dhe oligarkut Salillari.
Vijon …………………