Sipas dosjes hetimore, Mentan Zhupaj, vëllai i Llambro Zhupaj, në datën 16 gusht 2006 dhe Vasil Qirko, kanë firmosur një kontratë për kryerjen e një investimi të përbashkët në qytetin e Sarandës.
Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati, i cili do ndërtohej me shpenzimet e përbashkëta të dy biznesmenëve dhe sipas marëveshjes edhe fitimi do ishte i njëjtë, 50 me 50.
Por pasi pallati ka qënë në përfundim e sipër, Llambro Zhupaj, vëllai i Mentan Zhupaj, me të cilin Vasil Qirko kishte firmosur marrëveshjen e investimit, i ka shitur 28 hyrjet e apartamentit që i takonin Qirkos.
Sipas dosjes hetimore, Qirko nuk ka fituar asgjë nga investimi në pallatin e ndërtuar në Sarandë.
Kjo për shkak se të gjitha hyrjet janë shitur dhe për pasojë palët janë përfshirë në procese gjyqësore.
Vasil Qirko ka depozituar një kallëzim penal në prokurorinë e Sarandës, e cila pas hetimeve të kryera dhe ekspertimeve të vërtetësisë së firmave, ka dalë në konkluzionin se biznesmeni Vasil Qirko ishte mashtruar nga vëllai i orgakut të tij, Metan Zhupaj, shtetasi Llambro Zhupaj.
Prokurori i çështjes, vendosi të marrë të pandehur, Llambro Zhupaj për akuzën e “Mashtrimit” me pasoja të rënda, duke e dërguar si të pandehur në gjykatës së Sarandës.
Pas një seri seancash gjyqësore, në datën 5 korrik 2021, gjyqtari i çështjes Shkëlzen Liçaj, ka deklaruar të pafajshëm të pandehurin Llambro Zhupaj, megjithëse prokurori i çështjes në pretencën e tij kishte kërkuar dënimin me 5 vjet e 6 muaj burgim të Zhupaj.
Tashmë prokuroria e Sarandës ka ushtruar ankim në Gjykatën e Apelit Gjirokastër kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë që nxori pa faj Llambro Zhupaj.
Ndërkohë prokuroria e Sarandës nuk ndalet dhe ka vendosur të çoj deri në fund drejtësinë e munguar nga Gjyqtari shkëlzen Liçaj , dhe ka kërkuar dënimin e një tjetër shtetasi i cili quhet Thoma Kaçi me detyrë noter pranë dhomës noterisë Sarandë i cili rezulton se ka falsifikuar kontratat e shitjes .
Prokuroria e Sarandës i ka kërkuar deklarimin fajtor të të pandehurit Thoma Kaçi për akuzën e falsifikimit të dokumentave noteriale dhe dënimin e këtij të fundit me 9 muaj burg.
Rezulton e provuar me akt ekspertime se 28 kontrata janë falsifikuar nga noteri Thoma Kaçi duke u bërë kështu palë në vjedhje të viktimës Vasil Qirko.
Rezulton e provuar se:
- Është e falsifikuar kontrata e porosie Nr. 3876 rep Nr1773 kol datë 20.08.2007 lidhur midis porositesit Ardjan Cibuku dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin Nr.34,kati I 5 banim, ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641Srandë.
- Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.3905 rep , Nr 1785 kol date 21.08.2007 lidhur midis porositesit Gazment Hitaj dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 15,kati 2 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
- Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.4005 rep , Nr 1849 kol date 25.08.2007 lidhur midis porositesit Ardian Koka dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 18,kati 5 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
- Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.5323 rep , Nr 2391 kol date 10.11.2007 lidhur midis porositesit Mihal Bari dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 36 ,kati 5 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
- Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.2452 rep , Nr 989 kol date 18.06.2008 lidhur midis porositesit Neki Roboci dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 8, kati 1banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
- Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.3792 rep , Nr 1441 kol date 26.08.2008 lidhur midis porositesit Merqes Zhupa dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 4, kati 1banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
- Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.4733 rep , Nr 1833 kol date 24.10.2008 lidhur midis porositesit Kledion Hakarepi dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 32 , kati 4 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
- Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.4733 rep , Nr 1833 kol date 24.10.2008 lidhur midis porositesit Stefan Beqi dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 32 , kati 4 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
- Është e falsifikuar Akt Noterial Deklarat Noteriale Nr.1844 rep dhe Nr.817 kol datë.07.05.2009 ku dokumentohet se shtetasi Stefan Beqi u ka dhene shtetasve Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, Shumen prej 8.000.000 leke.
- Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.4982 rep , Nr 1922 kol date 07.11.2008 lidhur midis porositesit Stefan Beqi dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 22 , kati 3 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
- Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.3153 rep , Nr 1410 kol date 08.08.2009 lidhur midis porositesit Vladimir Gjata dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 22 , kati 3 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë
- Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.3595 rep , Nr 1809 kol date 21.09.2009 lidhur midis porositesit Dhimitrulla dhe Gligor Onjea dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 17 , kati 3 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srand
- Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.3280 rep , Nr 1298 kol date 19.08.2011 lidhur midis porositesit Llambi Gjika dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 39 , kati 3 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë
- Është e falsifikuar kontratë shitje pasuri e paluajtshme Nr.3973 rep , Nr 1576 kol date 31.08.2012 lidhur midis bleresit Vendim dhe Elmazije Lame dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 25 , kati 4 banim, regjistruar me Nr2, fq.92,indeksi 459,datë 11.10.2011 regjistrimi, ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë
- Është e falsifikuar kontratë shit blerje me kusht Nr.740 rep,Nr 319 kol datë 17.02.2012 2012 lidhur midis bleresit Shpetim Veli dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 33 kati5 banim, regjistruar me Nr2, fq.94,indeksi 467,datë 11.10.2011 regjistrimi, ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë
- Është e falsifikuar Aktit Noterial Deklarate Noteriale Nr 5343rep, Nr.3007 kol datë 03.12.2012, ku deklarohet se shtetasi Vasil Qirko, perfqaësuar me prokure të posacme Nr.5299 rep dhe Nr 1935 kol date.01.12.2011 nga shtetasi Kristo Kallo, dhe shtetasi Llambro Zhupaj deklarojne se kane marre nga shtetasi Shpetim Veli shumën e mbetur prej 700.000 leke, percaktuar ne Kontratën shit blerje me kusht Nr.740 rep,Nr 319 kol datë 17.02.2012 2012.
- Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.4733 rep , Nr 1833 kol date 24.10.2008 lidhur midis porositesit Mihal Boli dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 7 , kati 1 banim ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë
- Është e falsifikuar kontartë shitje pasurie te paluajtshme Nr.1765 rep, Nr 700 Kol, date 17.04.2012, lidhur midis bleresit Mihal dhe Katerina Boli dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 07, kati 1 banim, regjistruar me Nr2, fq.87,indeksi 435,datë 11.10.2011 regjistrimi, ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë
- Është e falsifikuar kontartë shitje pasurie te paluajtshme Nr.723 rep, Nr 301 Kol, date 17.02.2012, lidhur midis bleresit Riza dhe Arte Roboci dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 01, kati 1 banim, regjistruar me Nr2, fq.87,indeksi 435,datë 11.10.2011 regjistrimi, ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
- Është e falsifikuar kontartë shitje pasurie te paluajtshme Nr.739 rep, Nr 318 Kol, date 17.02.2012, lidhur midis bleresit Arben Roboci dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 09, kati 2 banim, regjistruar ne ZVRPP me Nr2, fq.89,indeksi 433,datë 11.10.2011 regjistrimi, ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
- Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.3449 rep, Nr.1408 kol datë. 16.08.2008 lidhur midis porositesit Bido Ali dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 11, kati 2 banim, ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
- Është e falsifikuar Kontartë shitje pasurie te paluajtshme Nr.2179 rep, Nr 845 Kol, date 14.05.2012, lidhur midis bleresit Bido Ali dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 11 kati 2 banim, regjistruar ne ZVRPP me Nr2, fq.89,indeksi 445,datë 11.10.2011 regjistrimi, ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
- Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.3779 rep , Nr 1481 kol date 28.08.2008 lidhur midis porositesit Gazmend Gjika dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 23 , kati 3 banim, dhe te nje garazhi ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
- Është e falsifikuar kontartë shitje pasurie te paluajtshme Nr.55 rep, Nr 17 Kol, date 06.01.2012, lidhur midis bleresit Gazmend Gjika, Etilda Gjika dhe shtetasit Vasil Qirko, perfqaësuar me prokure të posacme Nr.5299 rep dhe Nr 1935 kol date.01.12.2011 nga shtetasi Kristo Kallo, dhe shtetasit LLambro Zhupaj, te cilet I kane shitur apartamentin Nr23, kati I 3 banim, regjistruar ne ZVRPP Sarandë, me Nr 2, faqe 92, indeksi 457, date 11.10.2011.
- Është e falsifikuar kontratë porosie Nr.3631 rep , Nr 1394 kol date 15.08.2008 lidhur midis porositesit Mihal Dhuli dhe palës Investitore Vasil Qirko dhe Llambro Zhupaj, për apartamentin nr 2 , kati 1 banim, ndodhur ne Lagjen Nr4, Zona kadastrale 8641. Srandë.
- Është e falsifikuar kontartë shitje pasurie te paluajtshme Nr.708 rep, Nr 293 Kol, date 16.02.2012, lidhur midis bleresit Mihal Dhuli dhe Jonela Dhuli, dhe shtetasit Vasil Qirko, perfqaësuar me prokure të posacme Nr.5299 rep dhe Nr 1935 kol date.01.12.2011 nga shtetasi Kristo Kallo, dhe shtetasit LLambro Zhupaj, te cilet I kane shitur apartamentin Nr2, kati i 1 banim, regjistruar ne ZVRPP Sarandë, me Nr 2, faqe 88, indeksi 436, date 11.10.2011.
- Të gjitha kontratat e sipërshënuara janë lidhur përpara Noterit Thoma Kaçi, anëtar i Dhomës së Noterisë Gjirokastër, me adresë në qytetin e Sarandës. Ky noter ka lidhur këto kontrata pa praninë dhe dijeninë viktimës Vasil Qirko.
Ndodhur në këto kushte, Noteri Thoma Kaçi është në kushtet e konsumimit të veprave penale të“Fallsifikim të dokumentave”, më shumë se një herë parashikuar nga neni 186/2 K.Penal, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 K.Penal, për këtë arsye prokuroria Sarandë kërkon 9 muaj burg kërkesë kjo e pranuar nga Gjykata Sarandë.