Berlin – Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka filluar regjistrimin e qindra të burgosurve të luftës nga uzina e rrethuar e çelikut Azovstal në portin ukrainas të Mariupolit, tha të enjten.
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha në një deklaratë se operacioni për të gjurmuar luftëtarët që dilnin nga uzina, përfshirë të plagosurit, filloi të martën dhe ishte në vazhdim edhe të enjten
Si pjesë e procesit, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar regjistron informacione nga individët për të ndjekur gjurmët e atyre që janë kapur.
Kryqi i Kuq shtoi se nuk po i transporton të burgosurit në vendet ku ata do të mbahen nga forcat ruse.