Marrëveshje 20-vjeçare, Reali i Madridit mbush arkën nga kontrata faraonike e sponsorit të…

Stadiumi i rinovuar i Realit, “Santiago Bernabeu”, ka nisur të gjenerojë të ardhura për klubin.

Dje, klubi kampion në Spanjë zyrtarizoi një marrëveshje me “Sixth Street” dhe “Legends” për funksionimin e bashkëpunimit që do t’i sjellë klubit të ardhura prej 360 milionë eurosh, shifër kjo e konfirmuar zyrtarisht nga vetë subjekti madrilen.

Marrëveshja u ratifikua dje nga bordi drejtues i Madridit, ndonëse nuk u zyrtarizua deri të enjten.

Klubi raporton një marrëveshje me “Sixth Street”, një firmë investimesh, dhe “Legends”, një kompani e specializuar në menaxhimin e stadiumeve për organizimin e ngjarjeve të mëdha.

Marrëveshja me “Sixth Street” dhe “Legends” pritet të zgjasë për 20 vjet.