Dosja / Florenc Çapja porosititi vrasjen e Sokol Sanxhaktarit

Hetimet e SPAK kanë hedhur dritë edhe mbi atentatet mafioze më të bujshme në vend.

Jo vetëm Elvis Martinaj i ka afruar Nuredin Dumatit 100 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles, por edhe Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Sokol Sanxhaktari është një personazh i njohur i botës së krimit, ku mes të tjerave ka rrahur për vdekje mikun e tih, Florian Lamçja.

Nuk dihet se pse Florenc Çapja, i arratisur në Dubai pasi është në kërkim për vrasje të tjera, donte të vriste Sanxhaktatin.

Ndërkohë, vrasjen e Emiljano Ramazanit e dyshohet se e ka kryer Skerdi Tasi, ndërsa shofer ditën kur ndodhi ngjarja ishte Henrik Hoxha.

Emiljano Ramazani u ekzekutua pasditen e 20 korrikut 2021 poshtë pallatit të tij në Elbasan. 39-vjeçari u ndoq nga autorët nga palestra për në banesë, ndërsa u qëllua teksa ishte në automjetin e tij me 5 plumba duke e lënë të vdekur.