Kryeministri i Sllovakisë paralajmëron: Nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë, do të shkoj më tej

Kryeministri i Sllovakisë ka paralajmëruar se vendi i tij mund të jetë i radhës nëse Rusia pushton me sukses Ukrainën.

Duke folur për Skynews, Eduard Heger u shpreh:

”Para së gjithash është e rëndësishme që fqinjët tanë (Ukraina) të fitojnë dhe të ruajnë demokracinë dhe sovranitetin e tyre. Së dyti ata janë fqinjët tanë dhe është shumë e rëndësishme që fqinjët tanë të jenë të qëndrueshëm dhe të begatë. Dhe së treti ne jemi të radhës, nëse Rusia arrin atë që çfarë kërkon në Ukrainë. Putin do të shkojë dhe më tej, kështu që kjo me të vërtetë shumë jetike dhe ne duhet ta kuptojmë, veçanërisht Bashkimi Evropian.’