Rusia thotë se veprimet e paligjshme nga Perëndimi po shkaktojnë probleme me furnizimin me drithë në Evropë, teksa Kremlini akuzohet nga ndërkombëtarët për pengim të eksportimit të grurit nga Ukraina.
‘Ne plotëisht hedhim poshtë këto akuza’ u tha gazetarve sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov duke shtuar:
”Përkundrazi ne fajësojmë vendet e Perëndimit për një sërë veprimesh të paligjshme që kanë çuar në këtë bllokadë’.
Në fillim të kësaj jave, kreu i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin të rihapë portet e bllokuara në Ukrainë për të parandaluar një krizë globale ushqimore.
Para pushtimit të Ukrainës nga Rusia, furnizimet me grurë nga Rusia dhe Ukraina përbënin pothuajse 30% të tregtisë globale.