Plagoset me armë zjarri një i mitur në Pukë, transportohet në spital (Detajet e para)

Plagoset me armë zjarri një i mitur në Pukë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se është plagosur një fëmijë rreth 11 vjeç.

Gazetari Armir Mehaj raportoi se ngjarja ka ndodhur në Gjegjan, teksa fëmija po transportohet ne spitalin e Pukës. Fëmija me iniciale A.N. ka një plagë në këmbë.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota.