Një refugjate ukrainase që tashmë është vendosur në Britaninë e Madhe, pas luftës në vendin e saj, ka zbuluar se i është grabitur banesa e saj kur ka parë një foto të tankut rus në rrjete sociale.
Alina Koreniuk e cila ishte një oficere policie në vendin e saj tha se bashkëshorti i tregoi një foto të postuar në internet dhe e pyeti:
”A sheh ndonjë gjë të çuditshme në këtë foto?

Fotoja që bashkëshorti i saj i tregoi Alinas ishte bërë pranë shtëpisë së tyre në Popasna,Luhansk, ditë më parë.
Por ajo që ishte më e çuditshme ishin artikujt e shtëpisë së saj si bolieri, çarçafët dhe një batanije e kuqe që ndodheshin mbi tankun rus.
“Ne e prisnim që shtëpia jonë në Popasna të plaçkitej por siç duket çdo gjë që ata nuk mund ta shkatërrojnë e vjedhin’ është shprehur Alina për BBC.
Alina u largua për në Britaninë e Madhe më 8 prill dhe jeton në një familje në në Nottinghamshire, me vajzat e saj Kristina, 12, dhe Olha, tetë vjeç.
