Krimi dhe korrupsioni kanë prokurorët dhe gjyqtarët e tyre në sistemin e drejtësisë, sidomos në shkallën e parë, por edhe në apel.
Segmente të krimit dhe korrupsionit, krahas pagesave të ryshfetit në këmbim të mbylljes së dosjeve, pranimit të padive dhe favorizimeve të ndryshme, kanë nisur të krijojnë edhe lidhje intime me prokurore dhe gjyqtare, duke shtuar kësisoj ndikimin mbi to.
Prapaskena mëson nga disa burime se një personazh i botës së krimit, trafiqeve dhe ndikimit të paligjshëm në Durrës, është prej vitesh në një lidhje intime paralele me një prokurore të Durrësit, lakuar për vendime të dyshimta në favor të klaneve mafioze.
Prokurorja brune është rekrutuar fillimisht nga kontrabandisti në funksion të një skeme korrupsioni, për sabotim dhe devijim hetimesh në këmbim të zarfeve me para, sipas çështjeve.
Më pas ky raport është thelluar, duke kaluar në një marrëdhënie pasioni dhe intimiteti. Dyshja frekuentohet kryesisht në Tiranë, por edhe jashtë Shqipërinë.
Segmentet kriminale, mafia e ndërtimit dhe pronave, shkojnë tek kontrabandisti kur dosja është në duart e të dashurës së tij prokurore.
Nga ana tjetër, kontrabandisti është agazhuar për të kaluar në Veting prokuroren, e cila ka probleme të rënda me figurën, profesionalizmin dhe pasurinë.
‘Bandilli’ përmes ndikimit të paligjshëm dhe qindra mijëra euro, po tenton të sheshojë damkat e prokurores, me qëllim për ta shpëtuar nga shkarkimi.