Skocia bie në Gllasgou, Ukraina triumfon dhe avancon për në finalen e “playoff”-it të Botërorit

Ukraina mori një fitore të rëndësishme përballë Skocisë në Glasgou, në sfidën gjysmëfinale të “playoff”-it të Botërorit “Katar 2022”

Sfida u mbyll me shifrat 1-3, me skocezët që u zgjuan vetëm pas golit të dytë, por që nuk arritën dot të barazonin.

Me këtë fitore Ukraina kalon në fazën finale të “playoff”-it të Botërorit, ku do të ketë përballë Uellsin.