Pandi Zhonga me status bashkpuntor drejtësie/A do të arrestohet kryetari i bashkisë Ardian Gurma

Pandi Zhonga është arrestuar nga policia, së bashku me juristen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Rovena Alikaj si dhe Aleko Anagnostin, noter nën hetim është dhe Eleron Gjoni i cili pritet së shpejti të jet nën prangat e policsë.

Ndalimi i tre zyrtarëve publikë është kryer nga prokuroria e Sarandës, e cila gjatë hetimeve të kryera ka konstatuar se personat e arrestuar tashmë dyshohet se kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar.

Përfituesit e tokave përmes dokumenteve të falsifikuar janë Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, ndaj të cilëve janë ekzekutuar urdhër arrestet.

Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, (Lulishte), për qytetin e Sarandës.

 

Por i dukshm është fakti se deri në këto momente është arrestuar vetëm një sardele si  Pandi  Zhonga,  pavarsisht se hetimet jan shtrir edhe mbi ballgjwrin Eleron Gjoni e mw  tej.

E di gjith populli i Sarandës që Pandi e ka kryer krimin për të cilin është arrestuar, por sërish i gjith populli i Sarandës, është i vetdijshëm se këto veprime nuk jan bërë nga Pandi, pa bekimin implikimin nw krim të dy organizartorëve , Eleron Gjoni dhe Ardian Gurma.

Populli i Sarandës, nuk mund të gënjehet me faktin se 10.000 metra lulishte dhe pronw publike , janw tjetërsuar nga Pandi i bashkisë, dhe se në këtë aferë korruptive nuk qënka i përfshirë dhe kryetari i bashkisë Gurma, dhe aq më tepër drejtoria juridike me titullarin e saj Eleron Gjonin.

Nga burime të Infront rezulton se Pandi Zhonga, ka marrë statuisin e të penduarit dhe të bashkpuntorit të drejtësisë, dhe së shpejti priten arrestime të peshqëve të mëdhenj siç jan dy organizatorët ,më sipër, Gurma dhe Gjoni.

Vijon…………………..