Martin Arapi, një inspektor i thjeshtë pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Teritorit në Sarandë, është kthyer në personin më të kërkuar nga drejtësia Shqiptare.
Arapi, që ndryshe thiret në Sarandë si “Hamshori i bashkisë”, krisi e iku sapo shefja e tij dashnore, Romina Pulaj, u arrestua me urdhër të prokurorisë së Sarandës.
Trimëria e këtij inspektori hamshor që rrinte gjithë ditën me sekretarin e përgjithshëm të Bashkisë, Eleron Gjoni, u duk pikërisht në ditën kur, i dorëzoi burgut dashnoren dhe vetë ka zgjedhur të qëndrojë në arrati dhe të vijojë të llokoccitet me dashnore të tjera.
Për shkak të lidhjeve të tij në Policinë e Shtetit, pasi i ati është pjesë e strukturës së Policisë së Vlorës, Martin Arapi, prej disa muaj vijon të qëndrojë i qetë.
Ai ka marë rol drejtues në policinë e Vlorës dhe komisariatin e Sarandës,dhe ka garanci të plotë nga oficerët e kërkimit dhe shefi i komisariatit Sarandë, se nuk do e kapin.
Prandaj që Martin Arapi, në këto ditë të nxehta vere po bën një jetë luksi, mes Tiranës dhe Igumenicës.
Informacionet e mbledhura në rrugë operative tregojnë se Martin Arapi, qëndron herë pas herë në banesën e motrës së tij në Tiranë. Megjithëse policia është vënë në dijeni për strehën e tij, habitshëm në asnjë rast dhe asnjë moment nuk ka kryer një ndërhyrje të vetme për të bërë arrestimin e personit në kërkim.
Edhe sot që flasim, Martin Arapi, vijon të qëndrojë në Tiranë, pikërisht në banesën e motrës së tij.
Një tjetër bazë ku ai fshihet, pasi i mërzitet Tirana është qyteti i Igumenicës.
Pikërisht në këtë qytet ai kohët e fundit është takuar dhe me sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë, Eleron Gjoni, i cili tashmë është vënë në shenjestrën e prokurorisë së Tiranës dhe nuk di se ku të futet.
Romina Pulaj, po tërheq këmbën zvarë dhe pas “thithjes” që i bëri në procedimin penal, Martin Arapit, tashmë do thithë në të ardhmen edhe Eleron Gjonin.
Ashtu si ndaj shefes së tij, edhe mbi Arapin rëndon e njëjta akuzë, ajo e shpërdorimit të detyrës, duke lejuar ndërtimin e objektit në kundërshtim me ligjin.
Në kërkim vijon të jetë edhe ndërtuesi Pando Papuçi, 66 vjeç, i cili ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7 kate.
Ndaj drejtueses së IMT-së ka pasur denoncime të shumta, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Hipotekën.
Në muajin shtator të vitit 2021, Romina Pulaj dhe bashkëpunëtori i saj i ngushtë u kallëzuan penalisht, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzoheshin se favorizuan në mënyrë korruptive biznesmenin Lefter Lefteri, i cili dyshohet për veprime korruptive.
Denoncuesit ishin Lulëzime dhe Niko Sula, pronarë të një shtëpie 2-katëshe, e cila u prek nga ndërtimi i një pallati disakatësh në zonë.
Në muajin prill të vitit 2021, një tjetër denoncim u bë për kryeinspektoren e Ndërtimit pranë Bashkisë Sarandë, e cila dyshohej se ka “shpërdoruar detyrën”, duke lejuar një subjekt privat të ndërtojë disa kate shtesë mbi një godinë ekzistuese në qytetin e Sarandës.
Sipas Policisë, Romina Pulaj nuk ka vepruar në kohë për parandalimin e ndërtimit pa leje.
Sipas materialit hetimor të përcjellë nga Policia e Sarandës në Prokurorinë e këtij qyteti, thuhet se Zambak Beqiri dhe Trëndelina Beqiri, kanë konflikt me Kolë Nokun, ky i fundit administrator i shoqërisë “Noku 2008”.
Oligarku i ndërtimit Kolë Noku
Oligarku i ndërtimit Kolë Noku, me anë të kompanisë, Noku O-S 2008, ka aplikuar për një lejë ndërtimi për një pallat me 5 kate në Bashkinë e Sarandës.
Për çdo leje ndërtimi ka një afat të caktuar për ta zhvilluar. Ky afat ka kaluar dhe Noku nuk kishte nisur ndërtimin. Në përfundim të afatit, Kolë Noku ka kërkuar që një tjetër leje për pallat me 9 kate.
Bashkia e Sarandës e ka refuzuar pasi nuk kishte zhvilluar lejen e parë.
Në këtë aferë është implikuar edhe një gjyqtar i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, i cili ka vendosur të rrëzojë Bashkinë e Sarandës, duke i miratuar lejen në kundërshtim me ligjin.
Në këto kushte, Kolë Noku ka vendosur skelat, duke vijuar ndërtimin e pallatit.