Agjencia e lajmeve “Associated Press” ka dhënë një lajm që tingëllon i pabesueshëm për momentin kur ndodhemi: kampionati ukrainas i futbollit do të nisë në muajin gusht pas ndërprerjes si pasojë e luftës.
Edhe pse bombardimet ruse dhe lufta vazhdon prej 103 ditësh, Federata e Futbollit e këtij vendi ka planifikuar rifillimin e kampionatit në muajin gusht.
Presidenti i Federatës Ukrainase ka nënvizuar se dhe presidenti i vendit, Volodimir Zelenski, ka dhënë miratimin e tij për rinisjen e futbollit.
Duke folur për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, Andrij Pavelko, president i FUF-së, ka thënë: “Futbolli ka një fuqi të madhe për të ndihmuar njerëzit dhe për të menduar për të ardhmen.
Kam biseduar me presidentin Zelenski për rinisjen e kampionatit në gusht, si për meshkujt dhe për femrat. Për këtë kam informuar dhe presidentët e UEFA-s dhe FIFA-s”.