Aktori i njohur i Hollivudit, Matthew McConaughey, tregoi historitë e të vrarëve nga të shtënat në qytetin e tij të lindjes, Juvalde, Teksas dhe bëri thirrje për “reformë të armëve”.
McConaughey dhe gruaja e tij Camilla Alves dolën para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pas një takimi me presidentin amerikan Joseph Biden, raporton Anatolia.
Alves kishte veshur atletet jeshile të një prej viktimave të sulmit në Juvalde, ndërsa McConaughey ishte pas podiumit.
Ai tha se pas sulmit ka shkuar në Juvalde, ka dëgjuar historitë e viktimave një nga një dhe i ka treguar nga foltorja.
Duke theksuar se posedon edhe armë, ai tha se duhet të miratohen disa rregullore për posedim.
Në këtë drejtim, McConaughey i bëri thirrje Kongresit që të ndërmarrë hapat e nevojshëm.
Duke treguar amendamentin e 2-të të Kushtetutës, i cili u jep amerikanëve të drejtën për të zotëruar armë, ai tha: Pronarët përgjegjës të armëve janë lodhur duke abuzuar me