- Drejtësia e re, duhet pastruar nga llumi i drejtësisë së vjetër/ KLGJ, ILD dhe SPAK, duhet ta ri-hetojnë atë dosje, mbasi vërtetë që gjyqtarja Blerta Çibuku u thirr si person që ka dijeni për skandalin, por deklarimet e saj në prokurori, provuan se ajo ka qenë pjesë aktive dhe krysore e aferës dhe duhej marrë e pandehur, mbasi para e pas skandalit në fjalë, ka bërë shumë afera korruptive me dosjet, duke favorizuar falsifikatorë pronash, zyrtarë të korruptuar, trafikantë droge e fëmijësh, grabitës, gjobë-vënës, përdhunues e vrasës
Gjyqtarja e Gjirokastrës Blerta Çibuku, është simbol i pazareve në drejtësi, por deri sot nuk është prekur as administrativisht nga institucionet eprore si ish-KLD, që sot janë emërtuar KLGJ e ILD dhe as nga prokuroria, ndërkohë që kolegë të saj me më pak bëma, janë shkarkuar e çuar në pranga dhe aktualisht as KPK nuk po mer masa për këtë gjyqtare pazarxhie.
Një nga dhjetra rastet, cilësuar mega-skandal seksual e gjyqësor në drejtësi, por i lënë pa u zbardhur ende, është përfshirja privatisht e gjyqtares Çibuku, në çështjen gjyqësore mes palëve Merushe Makri dhe R.I. për të cilën është shkarkuar dhe Kryetari i Gjykatës, Guximtar Boçi.
Më 3 nëntor 2016, gjyqtarja Blerta Çibuku është thirrur e pyetur 4 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, si pjesë e këtij mega-skandali, ku ka pranuar se kishte miqësi me shtetasen R.I. dhe kishin diskutuar jashtë-gjyqësisht për çështjen objekt gjykimi prej saj, por ditën e sotme do të publikojmë foto të gjyqtares .
Aq miqësi kishte krijuar gjyqtarja me të, sa kishin udhëtuar dhe qëndruar sëbashku 2 ditë në Kosovë, provë kjo e vërtetuar nga sistemi TIMS, por pranuar dhe nga vetë gjyqtarja Çibuku.
Po kështu, në dëshminë e saj para prokurorëve të krimeve të rënda, gjyqtarja ka deklaruar, se gjatë kohës së procesit gjyqësor, është takuar disa herë e ka biseduar privatisht për çështjen me denoncuesen 38-vjecare R.I, të cilën e kishte subjekt të gjykimit, por sërish u favoriziua dhe nuk u vu në pranga.
Së pari, mjafton ky fakt i pranuar, që minimalisht gjyqtarja Blerta Çibuku të ishte shkarkuar e përjashtuar nga drejtësia për cënim të rëndë të etikës dhe integritetit, që sipas ligjit klasifikohet “Shpërdorim detyre me vetëdije”, por ajo vazhdon të jetë gjyqtare në Gjirokastër, duke mos i ndalur pazaret me palët gjyqësore të cilat I bën më së miri.
Së dyti, bisedat e shpeshta jashtë-gjyqësore për çështjen gjyqësore, madje dhe brenda zyrës së saj në Gjykatë, janë veprime në shkelje flagrante të ligjit dhe të dënueshme nga Kodi Penal, ndërsa gjyqtares Blerta Çibuku nuk iu dha asnjë këshillim.
Madje shefat e institucioneve eprore të drejtësisë së vjetër, vepruan sikur gjyqtarja Çibuku nuk kishte bërë asnjë shkelje, kur vetë e deklaroi dhe pranoi me shkrim, se takimet me denoncuesen, bisedat private më të për çështjen në gjykim prej saj, dhe pikniku dyditor bashkë me të në Kosovë, janë akte me përmbajtje vepër penale.
Megjithëse gjyqtarja Çibuku, u bë subjekt hetimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e me shumë bujë në media, ajo nuk u ndëshkua nga drejtësia e vjetër e KLD së Ilir Metës e Gjin Gjonit dhe nga prokuroria e Adriatik Llallës.
Por çuditërisht, është lënë në heshtje dhe nga institucionet e drejtësisë së re, si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.
Sidomos heshtja e SPAK, i cili ka gati në sirtar dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku provohet vepra penale e kryer nga gjyqtarja Blerta Çibuku, “ustallesha” që “çekicin” e çdo aferë korruptuive.
SI DHA DEKLARIM TË RREM GJYQTARJA BLERTA ÇIBUKU PARA KRIMEVE TË RWNDA
Në prokurorinë e krimeve të rënda gjyqtarja Blerta Çibuku është përbballur me me dëshminë e nënës së dy fëmijëve, e cila i ka treguar hetuesve se bashkë me gjyqtaren Çibuku ka udhëtuar drejt Kosovës ku ka qëndruar 2 ditë.
Fakt ky që është verifikuar edhe nga sistemi TIMS nga organi i akuzës. Këtë udhëtim, gjyqtarja Çibuku e ka pranuar por ka shtuar se nuk ka qenë e vetme në këtë udhëtim fundjave por me të gjithë stafin e gjykatës.
Gjyqtarja, ka pretenduar se gjatë udhëtimit për në Kosovë kishte mësuar se brenda në furgonin e udhëtimit, bashkë me stafin e gjykatës ndodhej edhe shtetasja R.I. e cila ishte subjekt në një proçes gjyqësor të saj. Por në asnjë rast, ka pretenduar gjyqtarja nuk ka komunikuar për çështjen me 38-vjeçaren gjatë gjithë udhëtimit.
Gjyqtarja Blerta Çibuku, ka gënjyer në momentin kur ka thënë në Prokurorinw pwr Krimet e Rwnda, se nuk ka pasur djeni se në Kosovë po udhëtonte dhe shtetasja R.I., e cila njwkohwsisht po gjykohej nga kjo gjyqtare matrapaze.
Gjyqtarja Blerta Çibuku, ka drekuar në Kosovë me shtetasen R.I, fakt kjo e provuar me foto, dhe nga ana tjetër në Gjirokastër po kjo gjyqtare, gjykonte çështjen në mënyrë korruptive po me këtë palë që ishte duke drekuar.
Vijon me prova të reja ……