Organizatorët e Lojërave Olmipike Dimërore Milano-Kortina 2026 kanë ngritur alarmin për mungesën e fondeve për eventin madhor sportiv që do të mbahet në rajonin e Lombardisë dhe Venetos.
Organizatorët i kanë adresuar një letër kryeministrit të Italisë, Mario Dragi, të cilit i kërkojnë takim urgjent, duke parë vështirësitë e mëdha në afrimin e sponsorëve.
Organizatorët e Milano-Kortina kishin parashikuar fillimisht 550 milionë euro të ardhura nga sponsorët, rreth 1/3 e buxhetit për Lojërat Dimërore, ndërsa më pas bënë të ditur se tratativat ishin për 280 milionë, por edhe më sot nuk ka asnjë kontratë.
Kjo ka bërë që t’i drejtohen Dragit për një takim urgjent, duke kërkuar kështu mbështetje nga qeveria italiane