Ja si e shporri dyshja e veting Genta Bungo Tafa dhe Olsi Komici të pandehurën Etleda Çiftja

Avokat Arben Llangozi ka kërkuar përjashtimin e komisioneres Etleda Çiftja, nga çështja e subjektit Andri Ymeri, me arsyetimin e rralllë se një e pandehur po gjykon gjyqtarët, dhe në mënyrë të drejtë kjo kërkesë është pranuar nga ana e trupës gjykuese e cila përbëhej nga Genta Bungo Tafa dhe Olsi Komici.

Dyshja e veting  e përbërë nga Genta Bungo Tafa dhe Olsi Komici, nuk kanë pranuar të bëhen pis me llumin e paligjshmërisë së Çiftes, dhe kanë vëndosur të shporrin nga çështja të pandehurën Etleda Çiftja, e cila ka qënë në shkelje të hapur me ligjin, dhe gjykimi nga ana e saj të subjekteve përbën një turp për sistemin e drejtësisë .

Ja si i argumentoi provat, avokati Arben Llangozi/ Më 14 qershor 2022, nga procesi i rivlerësimit për gjyqtarin e Shkodrës, Andri Ymeri, u përjashtua dhe komisonieri Roland Ilia, jo vetëm për konflikt interesi si i hetuar për korrupsion nga ky gjyqtar, por dhe si i papërshtatshëm moralisht e ligjërisht për të verifikuar prokurorët e gjyqtarët, kur vetë është me dosje penale.

Ka qenë avokati Arben Llangozi, ai që me argumentim ligjor e logjik provash, mbështetur dhe në kodin etik e moral të procesit të “Veting”, që më 17 qershor 2022 ka detyruar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK), të përjashtojë nga seanca anëtaren e trupës gjyqësore, Etleda Çiftja.

Kërkesa e gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri, për ta përjashtuar nga seanca për “Veting”-un e tij, kishte si provë, faktin që komisionerja e Etleda Çiftja, nuk ka bazë morale e ligjore të verifikojë prokurorët dhe gjyqtarët, për këtë dy arsye:

Komisionerja Etleda Çiftja, ka mashtruar komisonin “Ad Hoc” të Kryesisë së Kuvendit, me deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit dhe për të dhënat e pasurisë.

Më 4 qershor 2002, SPAK e ka marrë të pandehur komisioneren e “Veting”, Etleda Çiftja, për veprën penale: “Deklarim i rremë dhe falsifikim formularësh, në formë përdorimi për të përfituar vendin si anëtare në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Me këto dy prova zyrtare, trupa e komisionit, në prezencë të Vëzhguesit Ndërkombëtar, Theo Jacobs, doli me konkluzionin dhe vendimin, se komisionerja Etleda Çiftja, nuk është e përshtatshme për të qenë nëpunëse publike dhe anëtare e trupës që bënë “Veting”-un.

Përjashtimi që iu bë asaj nga seanca për gjyqtarin e Shkodrës, Andri Ymeri, nuk është i kufizuar vetëm për këtë gjyqtar, por është konkluzion final, mbasi pas konfirmimit të falsifikimeve e mashtrimeve, komisionerja Etleda Çiftja nuk duhet lejuar në asnjë seancë “Veting”-u.

Pas këtij vendimi me akuza penale, Kryetarja e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, Pamela Qirko (Balluku), ka detyrimin institucional e ligjor, ta pezullojë nga detyra komisioneren Etleda Çiftja; dhe t’i kërkojë Komisionit “Ad Hoc” të Kryesisë së Kuvendit, shkarkimin e saj nga detyra.

Ndërsa SPAK, i cili prej 3 javësh e ka marrë të pandehur, duhet të bëjë prangosjen e komisioneres Etleda Çiftja, mbasi për të ka dhe shumë prova konkrete, për kontakte e biznese me kunatin e saj Arjan Xhihani nga Kavaja, i dënuar burg për trafiqe njerëzore në det me 20 viktima, por dhe me aktivitet trafik droge e kontrabandë mallrash.

Ndërsa më 14 qershor 2022, nga procesi i rivlerësimit për gjyqtarin e Shkodrës, Andri Ymeri, u përjashtua dhe komisonieri Roland Ilia, jo vetëm për konflikt interesi si i hetuar për korrupsion nga ky gjyqtar, por dhe si i papërshtatshëm moralisht e ligjërisht për t’u bërë “Veting” prokurorëve e gjyqtarëve, kur vetë është me dosje penale.

FAKT/ Etleda Çiftja, konfirmuar me dosje penale si falsifikatore, mashtruese dhe pjesë e grupit të kunatit trafikant, është e treta komisionre e “Veting” që merret e pandehur, si Luan Daci dhe Adrian Hajdari të Kolegjit të Apelimit, njeri i dënuar me burg, ndërsa tjetri i pezulluar nga detyra e para derës së burgut.

Ligjërisht, dhe Etleda Çiftja që është marrë e pandehur nga SPAK dhe u vërtetua nga KPK, se ka falsifikuar formularët e ka mashtrua për pasurinë dhe pastërtinë penale, duhet pezulluar me menjëherë nga detyra.