Skandal: Ja si e kaloi vetingun gjyqtari Enkel Peza nëpërmjet trafikantit Arian Xhihani /Përdori mashën e tij të pandehurën Etleda Çiftja

Kryetari i gjykatës Vlorë, Enkel Peza, ka kaluar vetingun në kuadër të detyrës  si ndihmësligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, dhe më pas u transferua si kryetar Gjykate në Vlorë, ku nuk resht së kryeri veprime kriminale dhe bashkpunon me krimin,  duke u kthyer në një mashë në favor të grupeve kriminale.

Enkel Peza ka kaluar vetingun në ndikim të plotë të bandës së Xhihanëve   me qëndër në Kavajë,  të cilët janë të shquar se kanë vendosur në krye të vetingut komisioneren e iknriminuar falsifikatoren dhe mashtruesen Etleda Çiftja.

Nuk ka dyshim që në këtë aferë korruptive  për të kaluar gjyqtarin Peza, ka ndikuar banda e Arian Xhihani dhe Zamir Xhihani, kjo për faktin e njohjeve që ky gjyqtar ka në kohën kur ka qënë i punësuar si avokat në qytetin e Kavajës, aty ku nuk deklaronte të ardhurat për të cilin do tju publikojmë më vonë.

Krimi i organizuar i përfaqsuar nga  Arian Xhihani dhe Zamir Xhihani, ka kaluar nëpërmjet komisioneres Etleda Çiftja, gjyqtarin Peza, jo vetëm në kuadër të njohjeve që ky i fundit ka pasur me më këta element të botës së krimit të organizuar, por dyshohet se ky gjyqtar ka paguar vlera monetare të majme për të kaluar vetingun.

Ju kujtojmë se motra e Etleda Çiftes është bashkëshortja e Arian Xhihani dhe njëkohësisht janë një familje  Zamir Xhihani ku ndëjnë dhe bizneset e tyre të krijuara nga trafiku I drogës dhe i qënieve njerzore.

FAKT

Nga ana jonë është publikuar se Komisionerja Etleda Çiftja është diplomuar “Juriste” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës , ky diplomim është skandaloz me një mesatare 5, që do të thotë se qëllimi i saj nuk është reforma në drejtësi por përfaqsimi I elementëve të botës së krimit dhe  kunatit të saj i cili është pjesë e krimit të organizuar.

Komisioneria Etleda Rustem Çiftja  është e martaur me Dejvi Bujar Çiftja, njëkohësisht Etleda Rustem Çiftja ka një motër e cila quhet Ornela Xhihani dhe është e martuar me trafikantin Arian Xhihani.

Po cilët janë vllezërit Xhihani?

Në 17 nëntorit të vitit 1997 ora 16:00 një gomone  e cila ishte blerë në Vlorë, për 50 milionë lireta, nga kavajasi Zamir Xhihani niset drejtë Italisë,   me organizimin e Xhihanit dhe  pa u menduar shumë skafisti nisi udhëtimin me 28 persona në gomone, midis të cilëve 1 fëmijë , klandestinët të cilët ishin kryesisht nga Durrësi, por dhe nga Shkodra dhe Lezha, udhëtonin edhe dy Kavajas.

Atë mbrëmje tragjike, hipotezat janë të ndryshme, por e vërteta rrëfehet vetëm nga 11 protagonistët e mbetur gjallë, një pjesë e së cilëve vazhdojnë të jenë nën mbikëqyrjen e policisë së Brindizit.

Gomonia e tragjedisë, vazhdoi rrugën për dy orë në mot të keq dhe nuk u kthye mbrapsht për në brigjet Shqiptare ku mund të shpëtoheshin jetë njerëzish.

Njëri prej shkaqeve që ajo s’është kthyer, mendohet të jetë se aty ka pasur gati 120 kg marijuanë që duhej të shkonte medoemos në bregun tjetër,  gjithsesi asgjë nuk ka rënë në duart e policisë italiane por është konstutaur nga telefonat dhe sms që ishin në to.

Në gomone ka plasur një sherr mes Skafistit  që donte me çdo kusht të vazhdonte, kavajasve dhe njerëzve të tjerë që iu trembën detit dhe donin të ktheheshin dhe skafistëve të cilët donin të vazhdonin rrugën drejt Italisë.

Në zënkë e sipër dikush ka kërkuar të kthehet dhe ka kërcënuar skafistin dhe më pas nga dëshmitë e të mbijetuarve është thënë se personat janë hedhur në det me dhunë nga skafisti.

Ndërkaq një grua e llahtarisur nga sherri në mes të detit, ka mëshuar fort, duke shpuar njërën prej dhomave të gomones me takën e këpucës, ndonëse kjo nuk ka sjellë shfryrjen e plotë të saj, më pas  motorët janë fik ur, për të mos u ndezur dot më.

E inkriminuar në këtë rast është dhe komisionerja tjetër Suela Zhegu për të cilën do tju shkruajmë në vijim.