Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, ka shpartalluar një seri vendimesh duke u kthyer në një barrierë të çeliktë dhe prishur planet e pazarit të disa prej gjyqtarëve që ushtrojnë detyrën e tyre në gjykatat e Shkallës së Parë.
Gjyqtarë të kësaj gjykate kanë prishur vendime gjyqësore që janë dukshëm jo në standardin e ligjit procedurial dhe për pasojë ka detyruar gjyqtarët e shkallëve të para të rigjykojnë nga fillimi dosjet penale dhe civile.
Një ndër vendimet e fundit që ka marë gjykata e Lartë është dhe vendimi i datës 26 prill 2022, ku palë ndërqjyqëse janë shtetësja O.S dhe prokuroria Gjirokastër, e cila kishte sekuestruar një aparat telefonik.
Vendimi për sekuestrimin e telefonit të O.S, është kundërshtuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër, ku gjyqtare e çështjes ka qënë Suela Dashi.
Kjo gjyqtare ka marë vendim në dhomë këshillimi dhe pa prezencën e palëve, duke vendosur rrëzimin e kërkesës së O.S, për rikthimin e celularit.
Çështja është ankimuar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, me shpresën e pranimit të kërkesës së depozituar nga shtetësja O.S, për rikthimin e telefonit.
Gjykata e Apelit, ka vendosur pavleshmërinë e vendimit të prokurorit për sekuestrimin e telefonit të O.s., me arsyetimin se gjyqjtarja ka miqësi me përfaqësuesin e akuzës dhe se gjyqtarja udhëton minifund në makinën e prokurorit.
Palët përfunduan në gjykatë e Lartë me ankimin sërisht të shtetases O.S.
Në datën 26 prill 2022 Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni, ka marë në shqyrtimin rastin dhe pas analizimit juridik të gjithë situatës, ka vendosur që çështja të rigjykohet sërisht në gjykatën e shkallës së parë në Gjirokastër.
Simoni e ka quajtur vendimarjen e gjyqtares Suela Dashi si të pabazuar në ligj dhe në këto kushte ai ka vendosur që rasti të rigjykohet.
Por në arsyetim gjyqtari, Sandër Simoni shkon edhe më tej duke argumentuar se gjyqtarja Suela Dashi, vendimarjen e ka marë në kushtet e intimitetit në dhomën e këshillimit. Njëherësh Simoni argumenton se gjyqtarja është kompromentuar në gjykimin e këtij rasti.
“…procesi i zhvilluar prej Gjykatës gjyqtarit te hetimeve paraprake-me të drejtë është konsideruar i “kompromentuar”, vesuar në themel të tij, dhe për pasojë, i pavlefshëm dhe i parekuperueshëm, për shkak të evitimit të pjesëmarrjes, kontributit, të palëve-aksesit,në thelb-në gjykim të tyre, aq me tepër, në kushtet e evidencës dhe të domosdoshmërisë së kësaj pjesëmarrje, sidomos të palës në dëm të së cilës ishte vendosur sekuestro, për shkak të vendosjes së sekuestros, në mënyrë të drejtpërdrejtë, të njëanshme, inaudita altera parte, prej Prokurorit…”-thuhet në vendimin e Gjykatës.
Ky vendim është rëndues për pozitat juridike të gjyqtares Suela Dashi. Aq më tepër që për këtë rast është bërë kallëzim penal ndaj gjyqtares në prokurorinë e Përmetit, ku argumentohet se mer vendime në intimitet dhe të koordinuara me prokurorin e çështjes.
Aktualisht prokuroria e Përmetit me në krye Asllan Bajramin, ka nisur hetimet dhe ka rregjistruar procedimin penal ndaj gjyqtares me nr.37.