Ish-presidenti rus: Moska ka të drejtë të përdorë armët bërthamore, s’është bllof! Ja ç’paralajmëron

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka deklaruar se Rusia ka të drejtë të përdorë armë bërthamore “nëse është e nevojshme” dhe “sigurisht nuk është një bllof”.

Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se Moska do të duhet t’i përgjigjet kërcënimeve nëse ajo shtyhet “përtej kufijve të saj”.

Ai paralajmëroi se Rusia do të përgjigjet “pa shumë konsultime” nëse rriten tensionet me Perëndimin lidhur me referendumet që po zhvillohen nëse territori ukrainas i pushtuar nga Rusia duhet të bashkohet me Federatën Ruse.

Në Telegram, Medvedev tha se besonte se NATO “nuk do të ndërhynte drejtpërdrejt në konflikt edhe në këtë skenar”.