Siç raporton “Sport Bild”, bavarezët kanë gjetur akordin me austriakun, kontrata e të cilit me Lajpcig do të përfundojë në verën e vitit të ardhshëm. Kampionët e Gjermanisë ishin në ndjekje të 25-vjeçarit që në merkaton e shkuar, por rivalët e Bajernit nuk pranuan të negocionin për të.

Tuluza ka arritur të fitojë në shtëpi me rezultatin 4-2 ndaj Montpeliesë, e vlefshme për javën e 9 të Ligue 1 franceze.

Në minutën e 58′ ka ndodhur diçka e pahijshme nga tifozët.

Një grupim tifozësh kanë hedhur në drejtim të fushës së blertë gaz lotsjellës.

Menjëherë të gjithë që ishin prezent në fushë filluan duke pasur pasojat e gazit lotsjellës dhe arbitri e ndaloi ndeshjen deri sa situata të shkonte drejt normalitetit.

Futbollistët dhe stafet teknike përfituan nga kjo ndalesë duke konsumuar ujë për të hequr disi efektin e gazit lotsjellës.