Zikaltërit të “sakatuar” në mesfushë dhe sulm, katalanasit pa “mbrojtje”/ Inter-Barcelona, sfida e mungesave të mëdha

Interi dhe Barcelona kthehen të përballen mes tyre pas tri vitesh në Ligën e Kampioneve.

Në fakt do të jenë dy përballje të njëpasnjëshme në grup, që do të vendosin me shumë gjasa fatin e tyre në ecurinë e mëtejshme në këtë kompeticion.

Të dy trajnerët, Simone Inzagi e Ksavi Hernandez do të dëshironin që të kishin të gjithë arsenalin me lojtarëve gati për këtë përballje.

Por në realitet do t’i duhet të “arnojnë formacionet e tyre si pasojë e mungesave të rëndësishme.

Në të dy krahët ka problematika serioze. Nëse tek Interi i qahen problemeve në sulm e në mesfushë, te Barcelona problemet më të mëdha janë në mbrojtje.

Trajneri Inzagi do të duhet të gjejë zgjidhje alternative në sulm, teksa e konfirmuar është mungesa e Romelu Lukakut. Por dhe Lautaro Martinez ka ngritur flamurin e bardhë, duke ia lënë barrën e sulmit veteranit, Edin Xheko.

Nuk është më mirë situata në mesfushë, ku do të mungojnë dy lojtarë shumë të rëndësishëm, Brozoviç dhe Galjardini. Problemet më të mëdha Ksavi i ka mbrojtje, ku do të mungojnë Bejerin, Arauho dhe Kunde, të tre të dëmtuar. Në regji, ai do të vuajë mungesën e Frenki de Jong, teksa në sulm mungon Depai.