rajneri Nagelsman nuk i ka kursyer vlerësimet për të tijtë pas fitores me “manita” 5-0 ndaj Viktoria Plzen, e vlefshme për fazën e grupeve në Champions. 35-vjeçari në krye të pankinës së rekordmenëve gjermanë u fokusua në paraqitjen e përgjithshme, pa harruar lojtarë specifikë.
LOJA – “Djemtë luajtën mirë, zhvilluan performancë konstante, edhe pse fillimi i lojës ishte përcaktues në rezultatin final. Ky është ekipi që dua të shoh në çdo ndeshje, të vazhdojmë kështu”, pohoi kënaqur ish-trajneri i Lajpcigut.
PLZEN – “Nuk besoj se kishin mundësi reagimi pas atij interpretimi të shkëlqyer nga ana jonë. Gjykimi i kundërshtarit është gjëja e fundit që mund të mendoj në këtë momente”, tha gjermani.
GRAVENBERK – “Puna e Rajanit po ndjek rritje të vazhdueshme ndeshje pas ndeshjeje. Të gjithë janë të lumtur kur zhvillojnë lojë të mirë, këtu nuk mund të përjashtohet as interpretimi i lojës së Gravenberkut ndaj Plzen. Duhet marrë në konsideratë se ai (Gravenberk) ka pak kohë si pjesë e jona, por ama ka arritur të përshtatet shpejt”, përfundoi Juliani.