U mundën nga Makabi Haifa dhe kualifikimi në rrezik të madh, shanset sesi Juventusi kalon grupet e Champions-it

Humbja kundër Makabit e ka lënë Juven me më shumë se një këmbë jashtë Ligës së Kampioneve, por rrezikohet edhe vendi i tretë, pasi Makabi Haifa ka 3 pikë, por aq sa edhe bardhezinjtë.

Nëse Alegri shpresonte që ta riniste me një tjetër sukses kundër izraelitëve pa tavanin që t’i bjerë mbi kokë dhe tashmë asgjë nuk varet më nga Juventusi, për të shkuar në 1/8-at.

Ndaj, për të shpresuar kualifikimin për në 1/8-at e Champions-it, me PSG-në dhe Benfikën në kuotën e 3 pikëve, ndërsa Juvja dhe Makabi janë me tri, atëherë mundësia e vetme është të fitojë të dyja ndeshjet e radhës (Me Benfikën dhe PSG-në në datat 25 tetor dhe 2 nëntor), duke u ngjitur në kuotën 9, ndërkohë që Benfika duhet të humbë edhe sfidën e fundit, apo qoftë edhe ta barazojë me Makabi Haifën, por duke shpresuar që në fund të ketë një golavarazh më pozitiv.