Italianët ndjehen të vjedhur në Champions, ish-gjyqtari: Juves i mungon një penallti gjigande, nuk shoh faull të Tomori

Ish-gjyqtari italian Luka Mareli, eksperti i moviolës në studion e DAZN, mendon se klubet italiane sot nuk kane qenë shumë me fat sa i përket gjykimit të ndeshjeve pasi ndaj tyre janë kryer disa gabime që mund të kenë ndikuar në rezultatin përfundimtar.

Duke shkruar në Twitter ai ka treguar këndvështrimin e tij rreth episodeve të veçanta në sfidat e Juventusit dhe Milanit.

“Le të themi se skuadrat italiane janë pak me fat sonte. Te Makabi-Juventus mungon një penallti gjigande për Kuadradon.Te Milan-Çelsi, e kuqja ndaj Tomori është automatike në rast të një sanksioni teknik, por unë penalltinë nuk arrij ta shoh aspak”, shkruante ai duke komentuar episodet e diskutueshme të sfidave të sotme.