Penallti në favor të Çelsit dhe përjashtimi me karton të kuq i Tomorit, ka shkaktuar polemika në Itali dhe jo vetëm. Në lidhje me këtë episod ka folur edhe ish-gjyqtari, Graciano Çezari, i cili në një prononcim për “Mediaset” u shpreh:
“Një vendim i pakuptueshëm. Intensiteti i prekjes së Tomorit nuk është i tillë që të shkaktojë penallti.
Arbitri thotë se Tomori e ka mbajtur nga fanella, por e ka gabim! Fotot nuk e thone fare kete dhe as imazhet! Duart e Tomorit nuk e mbajne kurre Maunt dhe nuk behet fjale per mbajtjen nga fanella, por ai i mbeshtet dhe kete e ben edhe Mount dhe te gjithe lojtaret e tjere…
Çmenduria e rregullores së Siebert. Jo VAR? VAR nuk mund të gjykojë intensitetin e kontaktit.
Në mbështetjen e parë të thjeshtë të krahut të Tomorit arbitri ishte gati të vershellente direkt. Ai u pergatit per penallti dhe kjo eshte e patolerueshme ne keto nivele. Nuk ka ashpërsi nderhyrje te Tomori”.
Graciano Çesari u ndal edhe për mungesën e të kuqit ndaj Stërlingut: “Kur një lojtar nuk interesohet për topin dhe shkon te kundërshtari…
Nëse gjykon Tomorin ndalim aksioni, penallti dhe përjashtim, atehere duhej dhene edhe e verdhë për Sterling, i cili madje i vendos duart në qafë Benaserit”.