Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Sipas Burimeve nga media greke bëhet me dije se një baba 40-vjeçar nga Egjipti raportohet të ketë përdhunuar vajzën e tij, një 14-vjeçare për rreth tre vite me radhë.
Ky rast vjen fill pas rastit te perdhunimit dhe shfrytezimit seksual te nje 12-vjecareje në Colonos, që tronditi Greqinë.
Gjithashtu bëhet me dije se ngjarja e rëndë është zbuluar kur vajza ka shkuar në spitalin e fëmijëve diten e hënë.
Aty mjekët konstatuan abuzimin e fëmijës dhe njoftuan menjëherë policinë.
Pak orë më vonë, në mbrëmjen e së njëjtës ditë, efektivët e policisë gjetën dhe arrestuan babanë e fëmijës, 40-vjeçarin nga Egjipti.
40-vjeçari akuzohet për “fyerje të dinjitetit seksual”, “akte seksuale me të mitur” dhe “akte seksuale mes të afërmve në vazhdimësi”.
Ndëkohë në ditët në vijim pritet edhe dëshmia e tij, nëse do ta pranojë ose jo fajin.