OBSH: Valë e re e rasteve me Covid-19 po përhapet në Evropë!

Erdhi dimri dhe bashkë me të sipas OBSH po vjen një valë e re e rasteve me COVID-19 që po përhapet në Evropë.

Të dhënat rajonale e Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) treguan se vetëm Evropa regjistroi një rritje të rasteve me COVID-19 në javën që përfundoi më 2 tetor, duke shënuar një rritje prej 8 për qind nga një javë më parë.

“Edhe pse nuk jemi aty ku ishim një vit më parë, është e qartë se pandemia e COVID-19 ende nuk ka përfunduar”, thanë drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge dhe drejtori i ECDC, Andrea Ammon, në një deklaratë të përbashkët të mërkurën