Ndeshje dramatike! Interi barazon ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, por Asllani “djeg” golin e karrierës. Bajerni vijon marshimin

Barcelona dhe Inter dhuruan një ndeshje magjike në “Camp Nou” duke barazuar në shifrat 3-3. Një përballje që i pati të gjitha, tensionin, golat, spektaklin! Në minutën 90+4, mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, kishte shansin e artë që të vuloste fitoren e Interit, por 20-vjeçari “dogji” golin e karrierës, ku i vetëm përballë Ter Shtegen, u ndal nga ky i fundit. Mesfushori nuk preferoi të pasonte as për shokun e skuadrës, që ishte i vetëm me portën e boshatisur.Gjithsesi një rezultat pozitiv edhe barazimi 3-3 për Interin, që e afron shumë me kualifikimin. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, atë mes Plzen dhe Bajnerit, gjermanët e Nagelsman, triumfuan në transfertë me rezultatin 2-4, duke vijuar marshimin. Bavarezët kanë siguruar edhe matemamtikisht kualifikimin për në turin pasardhës…90+4′ E pabesueshme çfarë humbet Asllani! Mesfushori shqiptar i “djeg” fitoren Interit. Futbollisti tregohet egoist duke mos pasuar për shokun e skuadrës që ishte vetëm me portën bosh!90+2′ GOOOOL BARCELONA 3-3/ E pabesueshme çfarë ndodh në “Camp Nou”! Robert Levandovski gjen sërish rrugën e rrjetës. Polaku kërcen më shumë nga të gjithë dhe rikthen baraspeshën. 89′ GOOOOL INTERI 2-3/ Çmenduri në “Camp Nou”, zikaltërit sërish në avantazh! Gosens, gjen rrugën e rrjetës pas asistit fantastik të Lautaro Martinez! Festë elektriozuese e skuadrës së Inzagit

85′ Dy zëvendësime te Interi. Vjen momenti i Asllanit që zë vendin e Barelës! Në fushë edhe Açerbi që zëvendëson Bastonin!

82′ GOOOOL BARCELONA 2-2/ Rrugën e rrjetës e gjen më në fund edhe Levandovski. Gjuajtja e tij u devijua nga Bastoni dhe shkoi në rrjetë! 

78′ Dembele është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

76′ Dy zëvendësime te Interi, largohen Çalhanoglu dhe Xheko, në fushë Gosens dhe Belanova.

75′ Pranë golit Barcelona me Levandovskin që provoi me kokë pas një harkimi nga këndi, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

72′ Ksavi kryen dy zëvendësime të tjera, hedh në fushë Balde dhe Kesi, jashtë Markos Alonso dhe Serxhi Roberto.

70′ Levandovski gjen rrugën e rrjetës, por golin anulohet për pozicion jashtë loje. Dukshëm më i avancuar polaku.

67′ Zëvendësim te Interi, Darmian merr vendin e Dimarkos.

64′ Dy zëvendësime te Barcelona, largohet Buskets dhe Rafinja, në lojë De Jong dhe Ansu Fati.

63′ GOOOOOL INTER 1-2/ Përmbyset gjithçka në “Camp Nou”! Lautaro Martinez gjen rrugën  e rrjetës! Argjentinasi lëvizi bukur, gjuajti mjeshtërisht brenda zonës, topi u përplas në të dy shtyllat dhe shkoi në rrjetë! 

56′ Dy kërcënime të rrezikshme të Interit me Xhekon dhe Çalhanoglu, mbeten në sulm italianët.

55′ De Vraj është i ndëshkuari i radhës, për ndërhyrje të gabuar ndaj Pedrit.

52′ Lautaro Martinez ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar!

50′ GOOOOL INTERI 1-1/ Pllakos heshtja në “Camp Nou”, Barela gjen rrugën e rrjetës, duke goditur saktë me të majtën brenda zonës! Nuk mund të niste më mirë se kaq kjo pjesë e dytë për interistët! 

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 4 minuta shtesë!

43′ Rafinja tenton të shënojë edhe golin e dytë me një parabol, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

40′ GOOOOL BARCELONA 1-0/ Shpërthen festa te katalanasit, Dembele gjen rrugën e rrjetës! Pas asistit të Serxhi Robertos, francezi nuk fali me portën e boshatisur.

39′ Sërish rrezikshëm Barcelona, kësaj here me Pedrin, por talenti spanjoll u ndal nga Onana, pretendon për penallti Barcelona.

36′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Rafinja. Braziliani provon me një gjuajtje fluturimthi me të majtën brenda zonës, topi për fat të mirë të italianëve shkon jashtë kuadratit.

28′ Kundërsulm i frikshëm i Interit me Barrelën që shpërthen bukur, pason për Dumfris nga e djathta, holandezi provon me një gjuajtje brenda zonës, por u ndal nga Ter Shtegen.

26′ Dembele lëviz bukur në hyrje të zonës, lëshon një gjuajtje të befasishme, por fantastik Onana që largon rrezikun në këndore.

25′ Tjetër kërcënim i rrezikshëm i Interit me Mkhitarjan, por gjuajtja e armenit ndalet pa probleme nga portieri Ter Shtegen.

21′ Ka momente tensioni pas një dueli mes Shkriniar dhe Levandovskit, por pas ndërhyrjes së gjyqtarit gjithçka qetësohet. Arbitri këshillon 2 protagonistët.

16′ Drithërima në portën e Bajernit, traversa i mohon golin e avantazhit Edin Xhekos. Me fat skuadra e Ksavit në këto momente. Pas harkimit të Çalhanoglu, sulmuesi bosnjak ka devijuar me këmbë, por topi u përplas në traversë!

11′ Rafinja lëshon një predhë me të majtën nga distanca, topio devijohet nga Dimarko dhe shkon në goditje nga këndi.

9′ Pranë golit Barcelona me Levandovskin, por me fat Interi në këto minuta, teksa Mkhitarjan largon topin mbi vijën fatale.

7′ Provon edhe Barcelona me Levendovskin dhe Pedrin, por tentativa e tij ndalet pa problem nga portieri Onana.

4′ Interi fiton goditje e parë nga këndi, kroson Di Marko nga e majta, por Lautaro Martinez nuk koordinohet siç duket me kokë brenda zonës.

1′ Starton sfida në “Camp Nou”. Atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit.