Ndeshja e parë mes Interit dhe Barcelonës në Ligën e Kampioneve ishte shoqëruar me polemika të shumta nga ana e spanjollëve për një penallti që nuk ishte akorduar për prekje me dorë të topit në zonë nga Dumfris. Por në sfidën e dytë, duket se gjyqtari Marciniak ka marrë vendime që tashmë pala italiane mendon se ishin në dëm të tyre.
Të paktën kështu e mendon ish-gjyqtari i njohur italian, Graciano Çezari, i cili në studion e “Mediaset Infinity” ka analizuar rastet dhe ka thumbuar spanjollët për atë që kishin deklaruar pas ndeshjes së parë.
“Interit i mungon një penallti për një prekje të topit me dorë në zonë nga Pike. Kushedi nëse Çavi dhe shtypi spanjoll këtë herë do të thërrasin për skandal…
Pastaj është ndëshkimi me karton të verdhë i Dembele. Marciniak është larg, asistenti i sinjalizon faullin por ai duhej të ishte ndëshkuar me të kuq, pasi ndërhyrja e tij ndaj Darmian është e rëndë”, theksoi ish-gjyqtari ndërkombëtar.