“Kjo Ligë Kampionesh po tregohet mizore me ne”, Çavi nuk gjen ngushëllim: Gabimet e rënda në mbrojtje i paguam shtrenjtë

Çavi Hernandez tashmë është i ndërgjegjshëm se vetëm një mrekulli mund të kualifikojë Barcelonën në turin tjetër të Ligës së Kampioneve. Ai e ka pranuar këtë duke e cilësuar “mizor” turneun në fjalët që tha për “Movistar” menjëherë pas barazimit 3-3 ndaj Interit.

“Vlerësim negativ. Kjo Ligë Kampionesh po tregohet mizore me ne. Në pjesën e dytë kemi bërë shumë gabime. Kjo Ligë Kampionesh ka qenë mizore që në Mynih, duke kaluar nga Milano dhe sot. Ne duhej të vazhdonim ndeshjen e pjesës së parë. Tani nuk varemi nga vetja jonë, situata është shumë e vështirë. Tani duhet ndryshuar çipi, pasi Liga e Kampioneve është bërë shumë e komplikuar.

Gabimet janë gabime, futbolli është një lojë gabimesh. Në pjesën e parë dhuruam shumë pak mundësi. Dalim të kënaqur, por kemi paguar rëndë gabimet në mbrojtje. Shumë të rënda, që na kanë kushtuar ndeshjen dhe barazimin”, tha trajneri i katalanasve.