Kristiano Ronaldo është duke kaluar një nga momentet më të vështira në karrierën e tij sportive. Nga futbollisti më i mirë në botë, ylli portugez ka përfunduar në stolin e Mançester Junajtid, teksa nuk është në planet e trajnerit Ten Hag, ndërkohë që marrëdhëniet e tyre të bashkëpunimit duken tepër të tendosura.
CR7 nuk u preferua asnjë minutë në duelin ndaj Totenhemit ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 2-0. Pa u mbushur minuta e 90-të e ndeshjes, Ronaldo shprehu hapur pakënaqësinë e tij, teksa iu është drejtuar dhomave të zhveshjes, duke mos pritur fundin e takimit. Gjasat janë të mëdha që në merkaton e janarit portugezi të largohet nga “djajtë e kuq”.
Momenti i largimit të Ronaldos drejt dhomave të zhveshjes pa përfunduar takimi është duke bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale.