Çek i bardhë për Antonio Konten, Totenhemi gati shifrën e çmendur për merkaton

Te Totenhemi po bëjnë të pamundurën që të firmosin sa më shpejt rinovimin e kontratës me Antonio Konten, madje klubi ka lëshuar dorën jo vetëm për pagën 20 milionë euroshe në vit, por edhe për kapitalin që i garantojnë për merkaton.Shifra e bërë publike nga media angleze është 200 milionë euro, një thes jo i vogël me para, me të cilët mund të nisë synimi i lojtarëve të rëndësishëm si Leonaro Bonuçi e Ueston MeKeni të Juventusit, apo edhe i ndonjë ish-interisti si Alesandro Bastoni, Marselo Brozoviç e Stefan de Vraj.