Tasqebapi është një nga gjellët me më shumë shije të tryezës shqiptare. Tasqebap përgatitet vetëm me tul mishi. Pas fasules, tasqebapi është ushqimi më popullor në vend.
Zakonisht një pjatë tasqebap kushton 2.5 mijë lekë të vjetra. Por, Pilo Lala në Lushnje e ka rritur në 4.3 mijë lekë tasqebapin, me sa duket me rastin e rritjes së çmimit të naftës.
Dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë restorant në Tiranë, ku çmimet janë deri diku më të larta, por për një gjelltore në Divjakë të Lushnjes.
Nuk dihet se me çfarë mishi e gatuan Pilo tasqebapin, por çmimin duket vërtet i kripur, duke na kujtuar çmenduritë e Jugut.