Rikthehen emocionet e Champions-it, teksa sonte do të luhen 8 ndeshje.
Në orën 18:45, do të jetë Çelsi i Armando Brojës, të cilët do të tentojnë kualifikimin sot ndaj Salzburgut në Austri.
Sfida tjetër e orës 18:45 është Sevilja-Kopenhagen.
Në orën 21:00, dueli që do të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve do të jetë Dinamo Zagreb-Milan, me kampionët aktualë të Italisë që do të provojnë të gjitha shanset e tyre për kualifikim.
Ndeshjet e tjera janë: Benfika-Juventus, Sëlltik-Shaktar Donjetsk, Dortmund-Mançester Siti, PSG-Makabi Haifa dhe Lajpcig-Real Madrid.