Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka konsideruar “çmendur” përpjekjet e komandantëve rusë për të pushtuar qytetin lindor të Bakhmut.
Qyteti, i cili ndodhet në rajonin e Donetskut dhe kishte një popullsi prej 70,000 banorësh të paraluftës, ka qenë qendër e sulmeve ruse për muaj të tërë.
Pavarësisht përparimit të ushtrisë ukrainase në qytetin kyç të Khersonit, Zelensky tha se sulmet vazhdojnë.
Marrja e qytetit do të ishte një fitore simbolike për Rusinë.
“Këtu është më e dukshme çmenduria e komandës ruse,” tha Zelensky në fjalimin e tij nga Kievi. “Ditë pas dite, për muaj të tërë, ata po i çojnë njerëzit drejt vdekjes atje, duke përqendruar nivelin më të lartë të goditjeve të artilerisë”.