Lotito blindon yllin e Lacios: Nuk e shes! Vlen 120 milionë euro

Gjatë një prononcimi për të përditshmen italiane “Il Messaggero”, presidenti i Lacios, Klaudio Lotito ka blinduar yllin e ekipit, Sergej Milinkoviç-Saviç duke deklaruar se do t’i ofrojë rinovimin e kontratës dhe se sot mesfushori serb kushton 120 milionë euro:

Nuk e shes Milinkoviç-Saviçin, do t’i ofroj rinovimin. Sot ai vlen 120 milionë euro, dhe çdo muaj që kalon, vlera e tij rritet.”, tha presidenti i bardhekaltërve, Klaudio Lotito.

Aktualisht me fanellën e kryeqytetasve në Serinë A italiane, 27-vjeçari është aktivizuar në total në 11 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 7 asiste për shokët e ekipit.