Kryemashtruesi Arben Meskuti ua “futi” dhe Amerikanëve/ Ja si mohoi dhe prindërit e vetë për marjen e dokumentave Green Card dhe më pas pasaportën

Pritet të arrestohet dhe ekstradohet për USA kryemashtruesi i mikrokredive Meskuti, i cili guxoi të mashtrojë dhe amerikanët për vite me radhë. Në Neë York u paraqit si djalë jetim lindur në Përmet në 6 tetor të vitit 1980, duke falsifikuar çdo gjurmë të familjes në Tiranë. Në fakt Arben Meskuti ka lindur në Tiranë në 6 tetor 1978, sipas kartës së identitetit shqiptare që ka NID H81006117C.

Amerikanët e “besuan” dhe i dhanë Green Card dhe më pas pasaportën, duke e detyruar të betohet para flamurit USA. Por betimi mbi flamurin amerikan ka një kosto kolosale për mashtruesit. Falsifikimi është krim federal dhe Arben Meskuti që shpëtoi para tre muajsh duke ua hedh policëve të Tiranës me “pak lekë” me shprehjen “mka humb pashaporta amerikane” tani ka hesape me “ustallarët” përtej Atlantikut.

“Kryemashtruesi” Meskuti do japë fillimisht llogari para prokurorit të Tiranës Sokol Malaj që e ka akuzuar për falsifikim pasaportash dhe kalim të paligjshëm kufiri.

Meskuti megjithëse njihej në Shqipëri si personazhi që ka mashtruar mijëra vetë me kompanitë MCA-ADCA, ka arritur të “bindë” policët e Rinasit duke udhëtuar disa herë si amerikan i ndershëm e jo si mashtruesi shqiptar që paraqesin mediat prej disa vitesh.

Akuza e Tiranës po heton dhe mbi udhëtimin e fundit të “amerikanit” Meskuti bashkë me noteren famëkeqe Ernela Çuberi, që dyshohen të dy se kanë nxjerrë nga Shqipëria një sasi të madhe parash me destinacion Turqinë.

MCA-ADCA, janë kompanitë mashtruese të Meskutit që qarkullojnë mbi 1 milion euro në muaj, duke ia bërë “pas” njëra-tjetrës nëpërmjet bankës BKT.

Banka turke BKT dhe dy drejtoresha shqiptare dyshohet se po ndihmojnë Meskutin të nxjerrë çdo javë miliona për t`i çuar jashtë shtetit. Nëse hetimi shqiptar nuk do nxjerrë aferën e madhe të mikrokredive, sigurisht që hetimi federal amerikan me sebepin e “falsifikimit” do e përlajë mashtruesin, përfshirë dhe ata që nuk hetuan dhe heshtën për një nga krimet financiare më të rënda të ndodhura në Shqipëri 20 vitet e fundit.

Skema e mashtrimit mikrofinanciare MCA dhe ADCA, bashkë me FINAL dhe IUTECREDIT ka hapur plagë të thella në shoqërinë shqiptare. Klanet familjare të drejtuara nga Arben Meskuti dhe Olsi Ibro po qarkullojnë prej disa vitesh me blerje dhe zhvatje kredish të vogla, një aktivitet kriminal prej dhjetra miliona eurosh.

Mbetet të shohim sa shpejt do reagojë supershteti amerikan, ndaj “përmetaro-amerikanit” Meskuti që u përbetua mbi flamurin USA duke nënqeshur “e hëngrën dhe këta zybat si ata në Shqipëri”.