Skandalet nuk kanë fund në shqipëri, hakerat Iranianë kanë publikuar mbrëmjen e së mërkurës të tjera të dhëna të marra në sistemet shqiptare të SHISH.
Në faqen e tyre në Telegram, “Homeland Justice” apo “Drejtësia e Atdheut” ata kanë publikuar një listë të gjatë me të gjitha të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar.
Pjesë e të dhënave janë emrat, funksioni që kryejnë, email-et dhe numrat e telefonit të pjesës më të madhe të këtyre punonjësve. Për herë të parë dalin edhe emrat e punonjësve të SHISH që punojnë në drejtorinë e kundërzbulimit.
Por ajo që bije më shumë në sy është fakti se pjesë e punonjësve të “SHISH” janë dhe një numër jo i vogël oficerësh policie gjyqësore të cilët janë të rekrutuarit e “SHISH” të cilët japin informacione për aktivitetin e policisë së shtetit.
Një prej këtyre punonjëve është dhe shefi i rendit Gjirokastër Klaudio Minxha, i cili është informator dhe i rekrutuari i “SHISH” , kjo referuar listës që kanë publikuar hakerat Iranianë në faqen e tyre në Telegram, “Homeland Justice” apo “Drejtësia e Atdheut”
Në vijim do të publikojmë se cili kryetar gjykate apeli është njëkohësisht informator dhe i rekrutuari i “SHISH”