Greva 24-orëshe në Greqi, përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdoret gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat (fotot)

Përplasje e ashpër mes protestuesve në Greqi dhe policisë e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Siç raportojnë mediat greke, sindikatat kishin lajmëruar një grevë 24-orëshe mbarëkombëtare dhe tubime në Athinë dhe në qytete të tjera të mëdha të vendit, të mërkurën e 9 nëntorit.

Por protestat kanë degjeneruar në dhunë, ku ka pasur përplasje me efektivët e policisë.

“ERT”, shkruan se edhe punonjësit e medias hynë në grevë 24-orëshe, po ashtu dhe punonjësit e spitaleve publike, profesorë e mësues, si dhe zyrtarë të gjykatës.

Gjithashtu, në grevë marrin pjesë dhe punonjësit e ministrive, të Tatimeve, të qeverisjes vendore, të fondit të sigurimeve dhe urbanistikës, ndërkohë që kanë deklaruar pjesëmarrje dhe punonjës të sektorit të turizmit – hotelierisë dhe Federata e Punonjësve Privatë të Greqisë.

greva greqi1

greva greqi2

greva greqi3

greva greqi4

greva greqi5