Goditja me grushta dhe sende të forta e gazetarit  Adriatik Doçi, është një akt i rëndë dhe nuk duhet të kalohet në hështje

Reagon Elton Qyno

Goditja me grushta dhe sende të forta e gazetarit  Adriatik Doçi, është një akt i rëndë dhe nuk duhet të kalohet në hështje.

Rasti në fjalë i shtohet rasteve të mëparshme kur individë të caktuar, paguar nga segmente të ndryshme të krimit dhe të vetë zyrtarëve të shtetit, marin guximin të godasin dhe dhunojnë gazetarët.

Paraditen e sotme, gazetarit Adriatik Doçi, ju ngrit prita para derës së shtëpisë, dhe që padiskutim ngjarja lidhet nga policia për shkak të detyrës dhe ushtrimit të profesionit të tij.

Autori ka pritur si urrithi, deri në momentin kur në hyrje të banesës është shfaqur gazetari Doçi, duke sjellë goditjen e tij pas shpine.

Autori që qëndroi si urrith, goditi si hajdut dhe iku si burracak, e nxjer krimin në një gjest shumë të shëmtuar, në raport me përfaqësuesit e medias.

Rasti që në momentet e para është ndjekur dhe po ndiqet me mjaft vëmëndjen nga ana e strukturave të komisariatit nr.5 në Tiranë, me qëllimin e vetëm identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e këtyre spordhjakëve që ushtruan dhunë ndaj gazetarit Adriatik Doçi.

Kjo është një sfidë për policinë e Shtetit, për ti drejtuar gishtin personave dhunues dhe të bëhen shembull të përgjegjësisë së tyre kriminale.

Shpresoj shumë dhe besoj po shumë, që komisariati nr.5 do arrijë të zbardhë, emrat e spordhjakëve.